KreuAktualitetiGara për Bashkinë e Tiranës/ Flamur Noka i “jep duart” opozitarit tjetër:...

Gara për Bashkinë e Tiranës/ Flamur Noka i “jep duart” opozitarit tjetër: Përjashtohet partia…

Gara për Bashkinë e Tiranës/ Flamur Noka i “jep duart” opozitarit tjetër: Përjashtohet partia…
Flamur Noka ka komentuar takimet të zhvilluara gjatë fundjavës në kuadër të negociatave për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Noka deklaroi se procesi është në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt opozita do të dalë me një emër zyrtar. Gjithashtu Noka bëri të ditur se nga këto konsultime janë përjashtuar përfaqësuesit e së majtës radikale, siç është “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit.

“Ju siguroj që është çështje ditësh. Ne jemi opozitë dhe forcë demokratike, ndaj ndjekim hapat dhe procedurat, konsultohemi dhe më pas vendosim. E gjitha kjo është çështje ditësh dhe shumë shpejt do të keni emrin e kandidatit të opozitës. Siç e shikoni, dje e shtunë dhe sot e diel, ne sërish vazhdojmë me takime intensive me të gjitha forcat parlamentare dhe më pas me një konsultë me të tjerët, për të arritur në fund me kandidatin final dhe qëllimin që i duhet Tiranës. Partitë parlamentare që përjashtohen është vetëm e majta radikale e Arlind Qorit”, u shpreh Noka

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit