Gazetarja denoncon përdhunuesit e vajzës 26 vjeçare…drejtuesit e televizionit lokal e quajnë “PROSTI”
Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik në Vlorë Bëhet fjalë për përdhunimin e një 26-vjeçareje nga tre djem, sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar.
Një tjetër ngjarje e dënueshme e ka ndjekur atë. Gazetarja vlonjate Afrovita Hysaj, ka raportuar (në një faqe të sajën në Facebook) se në ngjarje janë përfshirë 4 djem, dhe jo 3, siç raportoi policia. Ajo ka dhënë detaje duke zbuluar se motrat e dy prej autorëve të dyshuar janë drejtoresha në administratë. Ndërsa një i tretë është familjar i drejtuesit të televizionit lokal 6+1 Vlora.
Kjo deklaratë duket se ka irrituar drejtuesit e televizionit në fjalë, që kanë reaguar me një artikull jashtë çdo norme duke sulmuar gazetaren Hysaj.
Në artikullin e televizionit lokal, gazetarja etiketohet me termin e rëndë “prosti”, teksa e akuzojnë se po mundohet të përfshijë padrejtësisht këtë televizion në ngjarje.
Për rastin në fjalë reagoi dhe Unioni i Gazetarëve ku kërkoi ndërhyrjen e AMA-s dhe heqjen e postimit/lajmit nga televizioni lokal.
Gazetarë të tjerë janë solidarizuar me kolegen Hysaj.
@NewsIn.Al

