DEKLARATE
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin dhe tronditjen e thellë për deningrimin ndaj gazetares Afrovita Hysaj nga televizioni 6+1 Vlora në një publikim në faqen online të kësaj mediaje.
Denigrimi publik i një gazetareje për shkak të raportimit të një ngjarje të ndodhur në Vlorë është një precedent shumë i rëndë për median në Shqipëri e që shkel cdo kod të profesionit, të etikës jo vetëm të gazetarisë por edhe të komunikimit publik.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë e dënon këtë akt të rëndë dhe duke u bashkuar me reagimet solidarizuese të cdo kolegu, kërkon nga AMA dhe cdo organizatë tjetër që merret me kodin e etikës, gazetarinë dhe të drejtat e njeriut në vecanti, që të solidarizohen me kolegen Afrovita Hysaj dhe të detyrojë median në fjalë të reflektojë publikisht për sjelljen e padenjë ndaj gazetares.
Modele të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë e as misionin e medias!
@NewsIn.Al

