KreuAktualiteti Gërdec, 15 mars 2008, mesditë ora 12:05. Shpërthim që merr 26 jetë...14...

 Gërdec, 15 mars 2008, mesditë ora 12:05. Shpërthim që merr 26 jetë…14 vjet më pas, 15 mars 2022 – Gërdec i “harruar” në një tokë të përvëluar!

 Gërdec, 15 mars 2008, mesditë ora 12:05…

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë.

Ndërsa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.

Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji.

14 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave.

Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

SPAK, apo “aspak” për drejtësinë e munguar?

@ NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit