Sot është dita e përkthimit. Duke u përulur me rrespekt përpara vepres së një plejade të tërë të përkthyesve të mëdhenj shqiptarë të cilët na bënë të mundur të shijojmë mjeshtrisht mrekullitë e letersisë botërore, do të ndalem pa konformizëm edhe tek disa përkthyes që me kot i kanë rënë në qafë kësaj pune.
Të dish gjuhën nuk të mjafton që të përkthesh. Është njëlloj si të thuash se je shkrimtar pse di shkrim e këndim…
Robert Burns, poeti i madh skocez, i shkruan përkthyesit të Marcialit:
O ti, që poezia të dha duart,
Që as me prozën nuk re dot n’ujdi,
Dëgjon si po bërtet poet Marciali? –
“O ndihmë! Ndihmë! Më perktheu ai!”
@NewsIn.Al

