KreuAktualitetiGreqi_50-vjeçarja shqiptare aksidentohet për vdekje nga një grirëse mishi - "Vajza e...

Greqi_50-vjeçarja shqiptare aksidentohet për vdekje nga një grirëse mishi – “Vajza e saj doli dhe thirri ndihmë”

Mesolongji:50-vjeçarja shqiptare u plagos për vdekje nga një mulli mishi – “Vajza e saj doli dhe thirri ndihmë”

Sipas dëshmitarëve, gjendja në të cilën ajo u gjend ishte shumë e keqe, për pasojë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Zjarrfikësve për ta nxjerrë atë.

Është tronditës lajmi për vdekjen e një punëtoreje 50-vjeçare në një dyqan mishi në Mesolongji, përballë syve të vajzës së saj .

Gruaja dyshohet se po pastronte makinën e mishit, kur për një arsye të panjohur, flokët e saj u ngatërruan, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihet se si është vënë në punë makina

Sipas asaj që tha një fqinj për ERT, “vajza e saj doli dhe thërriste për ndihmë. Disa persona hynë në dyqan, panë se nuk mund të bënin asgjë për të ndihmuar dhe më në fund erdhën shpëtimtarët e EKAV-it, zjarrfikësit dhe policia. E kanë çuar në spital, por fatkeqësisht e keqja është bërë”.

Komuniteti lokal është i tronditur

Gruaja fatkeqe me origjinë shqiptare punonte si pastruese në dyqan dhe për momentin nuk dihet se si është ndezur makineria teksa po pastronte apo në çfarë rrethanash gruaja ka mbetur e bllokuar në makineri.

Lajmi dhe mënyra tragjike e vdekjes së punëtorit ka tronditur komunitetin vendas.

Njerëzit u mblodhën jashtë marketit të mishit, pa mundur ta besonin lajmin tragjik.

(Selanik_Arturo Selimllari)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit