Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” organizon – Karnavale 2022. Fituesi vlerësohet me Çmimin “Naum Tërova”.
Karnavale 2022, aktiviteti gjithpërfshirës, solli një atmosferë fantastike gëzimi, hareje, mesazhesh, fabulash, veshjesh e konkurrencë mes 18 grupeve.
Me shumë çmime, me një juri gjithashtu, gjithpërfshirëse.
Ka shumë njerëz për të falenderuar, disa për organizimin, Ergi Bylykbashi, I papërsëritshëm në thjeshtësi e energji me gjithë peshën e përmasat e aktivitetit, prezantueset dinjitoze, nxënësit pjesëmarrës nga çdo klasë, mësuesit kujdëstarë për mbështetjen e angazhimin, prindërit në juri, ata që ishin të pranishëm e ndihmuan fëmijët e tyre, të gjithë nxënësit që krijuan logot e jashtëzakonshme të karnavaleve, Aleksi Trifonin me fotot e tij cilësore, për të cilat është duke u perfeksionuar në studion e tij, (683933683), Vaskë Niçon(Kryetar Jurie), dashamirës në të gjitha aktivitetet tona të karnavaleve e mbështetës I nxënësve me veshje, Anila Bitrakun nga ZVA, Ada Përmetin, Riza Ashimin, Keris Bablikun për këngën e saj, kushtuar shkollës, me të cilën u happen Karnavalet 2022 si dhe Studio “Xhimi” për realizimin e çmimeve e çerifikatave
Fotot flasin vetë për gjithçka u arrit, për çmimet , performancat dhe fituesit e Karnavale 2022.
Korça përjetëson artistin korçar të serenatave dhe karnavaleve Naum Tërova, duke i bashkëngjitur çmimit të parë emrin e tij!

Ja dhe mesazhi mirënjohës i Benila Tërovës, vajzës së artistit të nderuar korçar Naum Tërova, për çmimin e nderit në emrin e tij:
“Plot 13 muaj pas ikjes tende jepet nje cmim me emrin tend!

