KreuAktualitetiGjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-drejtuesin e Policisë...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Oltion Bistri, duke e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Oltion Bistri, duke e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg dhe duke urdhëruar konfiskimin e disa pasurive të tij. Vendimi vjen pas rishqyrtimit të çështjes në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, ku komunikimet e zbardhura në aplikacionin e koduar Sky ECC nxorën në pah marrëdhënien e tij me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Në qendër të hetimeve ishin mesazhet përmes të cilave Bistri dyshohet se informonte Gjokën për operacionet e policisë, kontrollet ndaj lokaleve të lojërave të fatit dhe lëvizjet e strukturave që ai drejtonte. Një prej komunikimeve më të rënda lidhet me një operacion kundër kazinove të paligjshme në shkurt të vitit 2020, kur ish-zyrtari i policisë e paralajmëronte biznesmenin të largohej dhe të fikte telefonin.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit