Në supermarketet e vendit ligji i ushqimit dhe VKM e viti 2018 për etiketimin nuk respektohet as nga tregtarët dhe as nga inspektorët e AKU. Mungesa e kontrollove bën që raftet e marketeve të mbushen me produkte ushqimore që japin informacion të cunguar mbi përbërësit e ushqimeve të paketuara.
Etiketa është pasaporta e produktit ku me atë të dhënave qytetarët duhet të marrin garanci dhe siguri. TOP CHANNEL bëri disa blerje ushqimesh të rastësishme në një supermarket të Tiranës dhe vëzhgimi konstatoi se ushqimet me origjinë shtazore shkojnë në shportën e konsumatori pa asnjë etiketë informuese.
Po marrim këtë mishin: as gjoks nuk e ka të shkruar, por vetëm gjoks pule. Kaq informacion ka. Ky produkt nuk ka asnjë lloj elementi që të çojë drejt sigurisë, për të mos folur më pas për cilësinë”, ka thënë ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani.
Nëse i referohemi ligjit të ushqimit ndaj biznesit që tregton produktin pa etiketë ndërmerren masa administrative nga 100-300 mijë lekë. Por ndëshkimi i tregtuesve të produkteve ushqimore të pasigurta nuk përfundon vetëm tek gjoba, shkelësit e ligjit mund të ngarkohen edhe me përgjegjësi penale. Ku “ mashtrimit për produktet ushqimore” dënohet me heqje lirie nga 3-10 vite burg. Por ligjet e ashpërsuara nuk kanë ndaluar shitjen e produkteve të dyshuara.
Legjislacioni shqiptar përcakton qartë që, nëse një produkt me origjinë shtazore i shtohet një produkt me origjinë bimore, atëherë ky quhet produkt i përbërë dhe kjo duhet të shënohet në etiketë. Për fat të keq, në Shqipëri ne kemi dështuar të mësojmë dhe të analizojmë sasinë e vajit të palmës në produkte”, ka thënë ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani.
Por ka edhe nga ato produkte që nuk u mungon paketimi, por etiketimi. Ndërsa ka produkte që në raft mban emërtimin si produkt sallami, por etiketa thotë të kundërtën.
Mashtrimit te lëngjet e frutave që konsumohen nga fëmijët bëhet edhe më i sofistikuar kur në pamjen ballorë të produktit shënohet prodhim 100% lëng frutash, por etika e vendosur mbrapa produktit tregon të vërteten, edhe pse ky informacion jepet me shkronja tepër të vogla për tu dalluar me sy të lirë.
Shitja e këtyre produkte bëhet në të gjithë OBU të Shqipërisë, dhe kjo bëhet me miratimin e AKU, që lejon prodhimin, importimin dhe tregtimin e ushqimeve të pasigurta që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit./Top Cannel
@NewsIn.Al

