KreuAktualitetiLehtësohen mijëra familje shqiptare që kanë makina! Ministri zbulon si do të...

Lehtësohen mijëra familje shqiptare që kanë makina! Ministri zbulon si do të funksionojë “skema” e re…

Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se heqja e taksës së qarkullimit nga nafta, u bë pasi kishte një kërkesë të vazhdueshme, që kjo taksë të kalonte tek automjetet

Malaj u shpreh se nga transferimi i kësaj takse, tek taksat e automjetit, buxheti i shtetit do ketë 50 milionë euro më pak të ardhura.

“Ka pasur një kërkesë të vazhdueshme që të bëhej transferimi i taksës së qarkullimit nga nafta, të kalonte tek taksat e mjeteve, siç ka qenë më përpara. Ka pasur vlerësim shumë të kujdesshëm nga Ministria e Financave dhe nga ana e qeverisë. Kjo është një taksë e konsiderueshme, edhe në aspektin edhe të vlerës që përbën. Flasim për 350 milionë euro në vit, janë para që shkojnë për infrastrukturën, ndërtimin e rrugëve, mirëmbajtjen e rrugëve. Edhe pse është vlerë e konsiderueshme, përsëri nuk është e mjaftueshme për investimet që janë duke u bërë.

Transferimi i kësaj shume do duhet të bëhej tek pjesa e automjeteve, është bërë sipas një formule që është vlerësuar edhe me DPSHTRR dhe ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ne nuk e kemi transferuar të gjithë kostot tek automjetet. Vetëm nga kjo politikë, buxheti i shtetit ka minus 50 milionë euro. Niveli i taksës së automjeteve të ishte në nivelet që është edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Flota e mjeteve elektrike në 5 vitet e fundit është dyfishuar, është mëse e drejtë që të paguajnë. Në këtë këndvështrim, është racionale që edhe ata të paguajnë një taksë qarkullimi”, theksoi ministri.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit