Goran Bregovic eshte nje nga emrat me te njohur nderkombetarisht, eshte muzikant, kengetar, kompozitor.
Eshte serb, boshnjak, kinez, danez, shqiptar apo kosovar , per mua kjo nuk ka piken e rendesise, sepse ai eshte qytetar i botes.
Eshte personalitet artistik i cili ka performuar ne gjithe qytetet me te rendesishme te botes, madje madje edhe ne Royal Albert Hall ne Londer, aty ku jane ngjitur Eric Clapton, Led Zepelin, Carlos Santana, Rod Steward, B.B King, Tina Turner, e shume nga me peshat me te renda te muzikes boterore. Pra, edhe ky hyn tek peshat e renda te muzikes boterore.
Goran Bregovic vjen ne Korce ne date 22 Gusht, ne festen me te madhe ne Shqiperi dhe nder me te medhate ne Ballkan, ne festen e Birres.
Ky eshte nje super lajm per nje event muzikor, artistik dhe per nje event qe mbledh njerez per te festuar jeten dhe bukurine e saj. Por eshte edhe nje super lajm per Korcen qe futet ne harten e qyteteve qe mirepret artiste te ketij niveli.
Ne Korce vjen Goran Bregovic, jo Sllobodan Milloshevic, vjen Goran Bregovic dhe nuk vijne as Sulltanet e Perandorise Osmane qe pushtuan Shqiperine 500 vjet, vjen Bregovic dhe jo Hitleri apo Mussolini, as Stalini.
Ne Korce do kercehet, do kendohet, do pihet birre, do behet qejf. Keto gjera nuk njohin as kombesi, as ngjyre, as fe, as race, as politike, asgje. Nese dikush lidh muzikendhe artin ne pergjithesi me kombesine dhe akoma me shume
me politiken dhe historira te tjera eshte thjesht nje dallkauk primitiv.
Keshtu qe nese akoma nuk keni rezervuar akoma datat 18-22 Gusht, shoket dhe shoqet, te dashurat, dhe sidomos
hotelin, nuk di c’te them.

Ju qofshi, une ju dola borxhit !

