Greqi: Makina me plumb jashtë shtëpisë së 8-vjeçarit që humbi jetën!
“Fat” që nuk u vranë fëmijë të tjerë
Detajet që kanë dalë në dritë pas vdekjes së një djali 8-vjeçar mbrëmjen e së shtunës (14.10.2023) nga të shtënat me armë zjarri, teksa po luante në oborrin e shtëpisë në Zefiri janë shokuese .
Bëhet e ditur se fëmija ka rënë i vdekur kur të paktën dy sulmues të armatosur kanë hapur zjarr në shtëpinë e tij, teksa ai ishte duke luajtur në oborr.
Fëmija ka marrë një plumb në kokë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ia ka dalë dot dhe ka ndërruar jetë.

Vlen të theksohet se për mrekulli nuk pati viktima të tjera, pasi djali i vogël ndodhej në oborr me të paktën shtatë fëmijë të tjerë.
Autorët janë vënë në dukje në polici nga nëna e 8-vjeçarit, e cila në momentin e të shtënave ndodhej brenda në shtëpi dhe kur dëgjoi të shtënat doli jashtë, përballë djalit të saj të gjakosur.
Fqinjët flasin për një hakmarrje mes familjes së 8-vjeçarit dhe familjes së autorëve.
Në një raportim të newsit.gr thuhet se rreth një muaj më parë i kanë vënë flakën familjarëve të 8-vjeçarit, e cila ndodhet pikërisht pranë shtëpisë së viktimës.
Fotot e newsit.gr janë shokuese, pasi ngjitur me oborrin ka një makinë të braktisur plot me vrima plumbash.
Forcat e OPKE kanë qenë në vendngjarje që nga mëngjesi.(A.T.T)
@NewsIn.Al

