Inflacioni është në rritje e bashkë me të edhe interesi i qeverive dhe institucioneve financiare për ta vënë në kontroll brenda vitit 2022. Parashikime të ndryshme dëshmojnë se rritja e përgjithshme e çmimeve do të vazhdojë maksimumi deri në 6 mujorin e parë të vitit 2023. Kjo për shkak të efekteve në kohë të pandemisë Covid 19, të pasigurisë për të investuar, të luhatjes të shkëmbimeve tregtare si pasojë e nivelit të prodhimit dhe kursit të këmbimit, si dhe të konfliktit më të fundit mes Rusisë dhe Ukrainës. Arsyet janë komplekse dhe konsensusi për efektet e trajektores që do të marr inflacioni në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme tashmë janë të njohura nga të gjithë aktorët e ekonomisë.
Ekonomistët po mundohen të kuptojnë së çfarë po ndodh në ekonominë botërore, por nga ana tjetër ata po përpiqen t’i japin përgjigje edhe disa pyetjeve fondamentale që lidhen me rastin. Pra, çfarë do të vijë pas inflacionit, a është ai tranzitor, kur do të përfundojë dhe me çfarë kostosh. E në fund si do t’i përgjigjen qeveritë, bankat qendore dhe politkbërësit kësaj sfide të madhe të ekonomisë globale?
Inflacioni u shfaq në norma shqetësuese për ekonominë botërore në tremujorin e katërt të vitit 2021 dhe me efekte me të ndjeshme në ekonominë e konsumit në muajin e parë të vitit 2022. Konsumatorët u përballën në mënyrë të menjherëshme, por edhe të paralajmeruar nga ekspertët e ekonomisë për këtë rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve e cila besohet se do të arrijë kulmin dhe maturimin e vet brenda vitit 2022. Shkaqet e kësaj krize tashmë janë të njohura të cilat lidhen me goditjet direkte që i dha pandemia Covid 19 të gjithë aparatit ekonomik, dhe çështë më e rëndesishmja mendimit dhe sjelljes ekonomike të inivideve/bizneseve pas luftës në Ukrainë.
Kryefjala e ditëve të fundit nga institucionet më të rëndësishme financiare si: Rezerva Federale, Banka Qendrore Eurpiane dhe FMN ka qenë menaxhimi i inflacionit, pra kthimi dhe mbajtja e tij në norma normale për të mos i sjellë një tronditje të re sistemit ekonomik çka do të përbënte një kosto të jashtëzakonshme duke e futur zyrtarisht ekonominë globale në një krizë ekonomike si pasojë e faktorit të inflacionit. Ekonomistët theksojnë se: kryesisht për ekonomitë e vogla, vulnerabël dhe të pakonsoliduara, si dhe me një strukturë ekonomike të ndjeshme nga importi, mos menaxhimi në kohe i inflacionit do të sillte pasoja serioze për ekonomine e këtyre e vendeve.
Në aspektin ekonomik rritja e fortë e kërkesës konsumatore, problemet e vazhdueshme në zinxhirin e furnizimit dhe vijimi i pandemisë me forma të reja si omicron janë sinjale të forta për një rritje të vazhdueshme të çmimeve deri në fund të vitit 2022, duke e shndëruar inflacionin në sfidën kryesore ekonomike të vitit. Nivelet e çmimeve shkuan përtej pritshmërive të shumë prej ekonomistëve duke kapërcyer ritmet e rritjes në 40 vitet e fundit. Pothuajse çdo çmim produkti apo shërbimi është rritur krahasuar me vitet 2019-2020 si pasojë e rikuperimit të ekonomisë nga pandemia dhe rindezjes së motorëve të prodhimit.
Zhvlerësimi i pagave dhe rënia e fuqisë blerëse si pasojë e rritjes së çmimeve ka sjellë pakënaqësi tek konsumatorët, por edhe pasiguri për sjelljen konsumatore. Rezeva Federale në SHBA përshembull kishte parashikuar një normë inflacioni më të moderuar e cili do të përballohej me lehtësi dhe nuk do të prodhonte kosto të madhe për ekonominë dhe buxhetin e shtetit, por sot po përballet me një realitet krejt të ndryshëm. Kostot e larta të lëndëve të para, rritja e kostove të transportit, mungesa e fuqisë puntore dhe pagat e larta të punonjësve për shumë kompani të industrisë ushqimore kanë bërë që të rrisin në mënyrë të menjëherëshme çmimet e produkeve ushqimore për vitin 2022. Çmimet e banesave, qirave dhe automjeteve po ashtu kanë njohur një rritje të kosiderueshme në muajt e fundit.
Nëse çmimet do të vazhdojnë të mos ulen ky do të jetë një test kyç për politikbërësit. Ajo se çfarë parashikohet të ndodh në të ardhmen nëse inflacioni nuk rikthehet në kufijtë tradicional, do të jetë rritja e normave të interesit. Inflacioni në SHBA në muajin nëntor 2021 shënoi një rritje me 6.8% krahasuar me nje vit me parë, ndërkoh që kryetari i Rezervës Federale, Jerome H. Poëell deklaron se inflacioni do të bierë në 2.6% deri në fund të 2022 dhe 2.3% deri në fund të 2023, sipas parashikimeve të publikuara në takimin e politikave të FED në dhjetor 2021. Nuk duhet të harrojmë që shumë vende të ndryshme ulën normat e interesit, një ndër to edhe SHBA nëpërmjet FED të cilat u ulën në nivelet rekord për të rikuperuar ekonominë dhe tregun e punës nga pandemia. Kjo politikë ka qenë stimuluese e inflacionit ndaj pritet që normat e interesit të rriten në mënyre graduale për të kontrolluar ofertën dhe kërkesën për para.
Hapat që po ndërmarrin shtetet e fuqishme si SHBA dhe vendet e BE-së për të përballuar efektet që do të sjellë inflacioni, por edhe për ta vënë atë në kontroll lidhen kryesisht me rishikimin e shpenzimeve, orientimin e politikave mbështetëse të disa sektorëve dhe uljen e kostos për familjet në nevojë duke përfshirë: strehimin, kujdesin shëndetësor, sigurinë ushqimore, benzinën, kujdesin për të moshuarit, kujdesin për fëmijët dhe arsimin. Një tjetër angazhim për të normalizuar inflacionin është duke mbështetur industrinë prodhuese për të mbajtur çmimet të pandryshuara, por nga ana tjetër duke kontrolluar kompanitë të cilat abuzojnë me rritjen e çmimeve të pabazuara në ndonjë faktor që lidhet me mungesen e lendës së parë apo burimeve të tjera furnizuese.
