KreuPe Korce"Hej, hej Skënderbe, fitore duam ne" ....dhe thirrja nuk pushonte sido që...

“Hej, hej Skënderbe, fitore duam ne” ….dhe thirrja nuk pushonte sido që të ishte rezultati! Ishin vitet 70-80…

“Hej, hej Skënderbe, fitore duam ne” ….dhe thirrja nuk pushonte sido që të ishte rezultati! Ishin vitet 70-80…

Rritet e vajtjes ne Stadiumin e Korces.
Kur isha i vogel,nga mezi i viteve 70,Skenderbeu ishte ne kulmin e tij pas 40 vjetesh qe kishte qene kampion.
Te dielave ishte ndeshja ne Korce,ne ora 2 mbasdite.
Ne Korce ne ate kohe te dielave haeshe ne ora 12 dhe 80 % e familjeve hanin lakror per dreke.10% hanin tave me patate me brezolla dhe kusuri te ndryshme, si tave me klitharaq me mish pe shqere,tave me presh ose mish me laker.
Ne ora 1 dilnja nga shtepia dhe kalonja lumin matane,hynja aty ne Kanaret,kalonja para Pelesheve dhe dilnja ne dyqanka e Koco Qafokut prapa Ushtarit te panjohur.
Aty kishte ca njerez qe shkonin per nga kinemaja.
Kur arinim ne kinemaja na bashkoheshe nje turme qe vinte qe nga Mitropolia dhe duke zbritur poshte per nga sporti turma dendesoheshe me ardhjet nga rruget anesore.Kishte nga ata qe ecnin duke ngrene felen e lakrorit dhe therisnin ….ortak mos me kerkoni.
Anash rruges kishte shume qe shisnin lajthi dhe fara luledielli.I shisnin me kupka,dy leka kupka.Por edhe sot e kesaj dite ja bej pyetje vetes …. ku i gjenin ato kupka aq te vockla per te shitur farat ??!!.
Nejse vazhdojme per ne stadium.Mu ne Niqka priste Pandi Gjiza dhe theriste me zerin e tij karakteristik …. ajdeni te tere ajdeni te tere se eshte Skenderbeu Partizani.Do fitojme do fitojme.Dhe turma vazhdonte te rritej dhe te behej me e zhurmshme.Kur arinim ne Lendinka e loteve bashkohej me turmen qe vinte nga bulevardi i dyte dhe i drejtoheshim stadiumit.Para bustit te Skenderbeut te gjithe e nderonin Skenderbeun dhe fillonin ndaheshin per ne seksionet e hyrjeve.Anash ne bashtat rrotull stadiumit kishte grumbuj me bicikleta.Ishin bicikletat e atyre qe vinin nga fshatrat rrotull Korces.
Stadiumi kishte 7 shkalle por kur i shikoje aty dalloheshin 9 rreshta me njerez.Shtate rreshta te ulur dhe nje rresht qe rinte me kembe dhe prapa tyre nje rresht tjeter qe kishin hipur mbi fronke.Fronkat i mernin me vete.Te tere keta qe rinin me kembe dhe hipur mbi fronke padyshim kishin hyre me te njohur ose me ndonje peslekshe qe i jepnin rojes ne dore.
Shume njerez nuk arinin te hynin ne stadium por ata nuk largoheshin dhe vinin verdalle mos ju krijohej mundesia per te hyre dhe e keqja me e madhe do rinin jashte deri nga mezi i pjeses se dyte sepse ne 20 minutat e fundit te ndeshjes hapeshin portat e hyrjeve.Kishte shume qe ishin ulur andej lart nga Shendellia dhe ju dukeshin lojtaret si marauzhga.
Dhe prrrrrrrrr binte bilbili i arbitrit dhe loja fillonte .

Alfredo Pilika

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit