KreuAktualitetiHetimi i SPAK/ Bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa kryen lëvizjen e fundit

Hetimi i SPAK/ Bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa kryen lëvizjen e fundit

Hetimi i SPAK/ Bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa kryen lëvizjen e fundit

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt këtë të hënë ka ankimuar kontrollin e fundit të ushtruar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një ambient në zonën e Bllokut, konkretisht në godinën “Sky Tower”.

Përmes avokatit të saj, Xoxa kundërshton kontrollin e datës 14 janar në një godinë të regjistruar si apartament, por që përdorej si magazinë për mbajtjen e sendeve personale.

Nga kontrolli i dytë i ushtruar me urdhër të SPAK për llogari të hetimeve që po kryen prokurori Ols Dado, agjentët sekuestruan disa sende, mes tyre materiale që pritet ti shërbejnë hetimit.

Më herët janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Arbër Veliajt, në zyrën e tij si dhe iu ushtrua kontroll personal Ajola Xoxës, ku me urdhër te organit të akuzës iu sekuestrua aparati celular. (Rilindje)

@ NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit