KreuAktualitetiHirësia e tij Kryepiskopi Anastas dhe refugjati shqiptar në USA..."Fale zot, se...

Hirësia e tij Kryepiskopi Anastas dhe refugjati shqiptar në USA…”Fale zot, se nuk di çfarë thotë”!/ Ilir Jano

Hirësia e tij dhe refugjati shqiptar në USA…”Fale zot, se nuk di çfarë thotë”

Si ka mundësi që një refugjat i fryrë si k’analist nëpër shumë studio televizive, një farë Demalia, doli në fund me idiotizmin e rradhës, duke gjykuar Atin tonë shpirtëror, Hirësinë e Tij Kryepiskopin Anastas!
Me çfarë të drejte ky trashëgimtar i denjë i ateizmit komunist fyen me banalitet Hirësinë e tij!?
Askush nuk gjykon Belerin, sepse është gjykata ajo që vendos, por për një të krishterë Zoti është mbi gjithçka…ne atje besojmë, atje shpresojmë, atje lutemi e falemi!
Por ti Demali jo…jo, sepse nuk ke fe, nuk beson dhe si i tillë nuk e di se çdo të thotë udhëheqës shpirtëror.
Kjo nuk është vetëm për ne orthodhoksët, por është për çdo besim katolik apo mysliman, evangjelist apo bektashi, hebre apo budist, etj…
Janë njerëzit që besojnë ata që zgjedhin drejtuesit e tyre.
Besimi nuk blihet, lind me shpirtin!
Po ta marrësh lehtë duke thënë: “Hajde mo, se në fund të fundit një copë njeri pa fe flet, një lloj komunisti i “demokratizuar” dhe nuk e llogarit askush me një logjikë të pastër, nuk është kaq e mefshtë!
Kjo është e qëllimshme dhe faji ekziston. Është një shfrytëzim i një epidemie “turme”, ‘është më tepër një cilësi e përbashkët, sesa individuale…një faj kolektiv, plagë e një sistemi institucional, që shpërdoron dhe bllokon burimet materiale e njerëzore që ka’.
Merru me politikën Demali, merru me shpifjen, me thashethemet, me skuthët dhe të pafetë si ty, por të lutem na ler të qetë në besimin tonë!
Këtë do të thoja edhe nëse i përkisja një besimi tjetër dhe qënie si ty më fyenin dhe përgojonin udhëheqësin shpirtëror.
Dituria kurrë nuk duhet të marrë karakterin e dogmës skllavëruese…
Nuk mundet të quhet i ditur dikush që i fut hundët kudo, qoftë ky Demali apo shkrues i paguar, shërbëtor i çdokujt që urdhëron…
Larg nga Kisha jonë, larg nga ati ynë shpirtëror!
Jetë të gjatë plot shëndet i nderuar Kryepiskopi ynë Anastas!

Ilir Jano, Korçë 18 shtator 2023

Përulje dhe mirënjohje!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit