Ambrosias
Historia e Ambrozias, Mund të ishte historia e ç’do barishteje të pa vlefshme, të anashkaluar, e destinar të mbaj larg insektet me pjalmin alergjik(ndoshta e vetmja detyrë fisnike që Krijuesi i kishte ngarkuar) dhe që kërkon evoluimin e pamundur në botën e erboristerisë aromatike.”
Me një pamje të zakonshme që nuk bie shumë në sy, ngjyrë jeshile të zakonshme në livadhe mes bimësh të tjera, me gjallërinë e veçantë të kategorisë ku bën pjesë, mos rreagimi i bimëve të tjera aromatike që harliseshin së bashku me të, e kishte përcjellë brenda vetes si dështim që i kishte shkaktuar dosa të forta të prishjes së ekuilibrit psiqik. Mbas kurash dhe këshillash nga psikologia Dafinë, për të pranuar veten ashtu si ishte, për të mos krijuar premisa për pasoja mbi veten dhe të tjerët,efekti qe krejt i kundërti. Vendosi të kërkonte vendin e “mohuar” në krye të bimëve aromatike.
Vetitë alergjike nuk e lejonin të afrohej me bimët e tjera aromatike, ndaj vendosi të mos shfaqej me emrin e lashtë Ambrozia, të ulë intesitetin alergjik që i rridhte në kërcell e gjethe, për tu bërë e pranueshme në familjen e bimëve aromatike. Studioi shumë, më shumë se bimët e tjera aromatike që rriteshin me ritmin e tyre natyral dhe zbuloi se i duhej një këshilltar, por që sipas filozofisë së lashtë greke, emri i tij duhej të personifikonte konceptin “Udhëheqës i mençur”, që ta drejtonte evolucionin e dëshiruar në drejtimin e duhur.
Nuk vonoi shumë dhe lidhja me “Udheheqësin e mençur” që evoluoi shpejt, po i mësonte si të rritej shëndetshëm, e ndihmoi si të fshihte mirë vetitë e veta të kqija dhe si një nxënës shembullor dhe i zellshëm, arriti në krye të hierarkisë së ëndërruar. Perfeksionoi gjithë oratorinë dhe teknikat e komunikimit për tu ngjitur dhe për të qëndruar lart. Aq shumë e zhvilloi teknikën e komunikimit, sa arriti që edhe bimet aromatike me pigment të fortë, ti linte mbas në garë. Në sajë të punës sfiduese me këshilltarin e mençur, mbështetja e këtij të fundit si nxënës i zellshëm dhe apatia e bimëve të tjera aromatike që vazhdonin të rriteshin me ciklet e tyre natyrale,arriti të vihej në krye të erboristerisë aromatike.
Me të mbrritur në krye, mësimet e Këshilltarit të mençur ju bënë pengesë dhe duke kërkuar strategji të re, nga historitë e bimëve helmuese arabe, në ndihmë i erdhi ai që në gjuhën e tyre kishte kuptimin “Inteligjenca e Thellë”, sepse mësimet e tij ishin si thikë me dy presa dhe karakteret e tyre pothuajse identikë. Ai i preku lehtë butonin e alergjisë, që për kaq kohë e kishte fshehur mirë, duke e çtensionuar me një ndjenjë dehjeje, e bëri të ndjehej më e fortë, pa rivalë dhe duke mbajtur larg deri në shpalljen më pas të pa dëshirueshëm, të “Udhëheqësit të mençur” që po kuptonte se çfarë mostre kishte ndërtuar në mirëbesim me mësimet e tij të mundimshme dhe kalitëse.
Tashmë ishte udhëheqëse e erboristerisë aromatike dhe i duhej më shumë se kurrë këshilla e “Inteligjencës së thellë”, për të shfrytëzuar gjithë arsenalin alergjik për bimët aromatike që do të zgjoheshin duke kuptuar mashtrimin dhe duke u mbështetur te bimët pa aromë, që ishin të pa dëmshme por adhuronin aromën që atyre vet ju mungonte dhe si të tillë nuk mund ta veçonin prej alergjisë. Arriti që qëndronte në krye, i ngazëlluar, fuqiplotë. “Këshilltari i mençur” qe distancuar prej saj duke denoncuar fallsitetin dhe rrezikshmërinë tek bimët e tjera, por “inteligencia e mençur” tashmë ishte një hap përpara, aq sa Princesha e re që vuloste fermanin pëzgjedhës, si antialergjike që ishte, i ndenjti larg duke i njohur vendin e kreut në botën e bimëve aromatike, thjeshtë për të siguruar qetësinë e saj të përkohëshme. E ndërkohë, oreksi i Ambrozias dhe i “Inteligjencës së mençur” , nuk njihte më kufi. Këtu hyri në punë tehu tjetëri i thikës me dy tehe, me idenë diabolike:
Ambrosia e dashur, tashmë që je në krye të erboristerisë aromatike, nëse bimët e tjera do të mësojnë emrin e vërtetë dhe për rrjedhim , përkatësinë tënde, do të të flakin tej si një bimë pa vlerë dhe gjithë mundi ynë do të shkonte kot. Ndaj, duke shtuar dozën alergjike, duke shfaqur tashmë hapur arrogancën natyrore të saj , vendosi të konfeksionohej në krye të të gjithëve me emrin e ri ,të shumë lakmuar princëror” Erë Mali”
Emri i ri i dha shumë shpejt një karrierë ndërkombëtare, veçse, bimët aromatike nga vendet e tjera, imune ndaj alergjive të Ambrósias, e flakën jashtë listava të herboristerisë me shënimin ”bimë helmuese-kujdes!!!”.
Qysh atëhere kërcelli dhe gjethet çlirojnë pjalmin alergjik të grumbulluar në vite, bimët e tjera po e marin veten nga terapia e shokut që vetë lejuan dhe etiketa e shumë dëshiruar “ ERË MALI” e humbi kuptimin e saj duke hyre ne histori si mashtrimi i madh dhe askush nuk do të personifikohet më me të…
Armand Zoga/Mançester
@NewsIn.Al
