Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“I denoncoi Rama”/ Kush janë 2 kryebashkiakët që Altin Dumani zbuloi se...

“I denoncoi Rama”/ Kush janë 2 kryebashkiakët që Altin Dumani zbuloi se po hetohen nga SPAK…

“I denoncoi Rama”/ Kush janë 2 kryebashkiakët që Altin Dumani zbuloi se po hetohen nga SPAK…

Ish-drejtori i Policisë, Ahmet Prençi ka kritikuar raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit për veprimtarinë e Strukturës së Posaçme në Komisionin e Ligjeve.

Prençi tha se dy kryebashkiakë të qarkut të Shkodrës, konkretisht Kristian Shkreli i Vaut të Dejës dhe demokrati Hilë Curri i Fushë-Arrëzit, janë nën hetim nga SPAK, dhe kjo pas denoncimeve publike të kryeministrit Rama.

Janë 2 raste në qarkun Shkodër, bëhet fjalë për bashkinë e Vaut të Dejës dhe të Fushë-Arrëzit. Ata e dinë tashmë që janë nën hetim. Të dy rastet i ka denoncuar publikisht kryeministri i Shqipërisë (Edi Rama). SPAK kur bërtet kryeministri dhe thotë shiko ti atje të Vaut të Dejës mos luaj me dy porta, SPAK menjëherë ka fillur hetimet. Ndërkohë që kur bërtet opozita që po bëhet nami në Durrës e Tiranë, po blihen vota me thasë në Fier e Vlorë e Elbasan sidomos, në mënyrë kategorike SPAK nuk ka kryer asnjë veprim”, tha Prençi.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments