Në artikullin e medias kanadeze, Musa Protoduari shfaqet së bashku me dy djemtë e tij, pas plot 25 vitesh.
Musa Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1997 ku u vranë 4 policë, është shfaqur pas 25 vitesh. Ai ndodhet në arrati, pasi akuzohet nga shtetit shqiptar si organizator i masakrës së rëndë të ndodhur në 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë
Policia shqiptare, e cila e ka shpallur në kërkim së bashku me të birin Shkëlqim Protoduri, ka në arkivat e saj një foto të Musa Protoduarit me flokë të gjatë dhe kaçurrela, por në imazhin e publikuar së fundmi nga media kanadeze National Post, ai tashmë në moshën 76-vjeçare duket një burrë krejtësisht i transformuar.
Në artikullin e medias kanadeze, Musa Protoduari shfaqet së bashku me dy djemtë e tij, pas plot 25 vitesh. Ndërkohë media kanadeze tregon edhe një version tjetër të masakrës së Urës Vajgurore dhe pse është refuzuar ekstradimi i Musa Protoduarit në vendin tonë.
Historia e masakrës së Urës Vajgurore
Ngjarja u shënua gjatë vitit 1997-të, ndërsa të vrarë mbetën katër policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano. Viktimë mbeti edhe roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar. Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Përplasja e armatosur filloi në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.
Në janar të vitit 2020, Musa Protoduari, kërkoi nga arratia rishikimin e vendimit të gjykatës për dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Protoduari lëshoi një prokurorë përfaqësimi me një avokat duke kërkuar rishikimin e dënimit të përjetshëm. Në kërkesën e tij, Musa Protoduari bazohej te fakti që është dënuar në mungesë dhe pa praninë e një avokati.
Të vrarët:
• Miltiadh Koçi, punonjës i policisë
• Arjan Shemuni, punonjës policie
• Asllan Selami, punonjës policie
• Ilia Bano, punonjës policie
• Roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar
Të plagosurit:
• Thimi Tanku, punonjës policie
• Ylli Dhamo, punonjës policie
• Neim Gjeroveni, punonjës policie
• Ëngjëllush Pasha, punonjës policie
• Arben Bega, punonjës policie
• Shkëlqim Selfo, punonjës policie
Të dënuar për masakrën:
1. Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm
2. Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm
3. Fran Marashi, me burgim të përjetshëm
4. Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg,
5. Sokol Ndreu
6. Gjovalin Ndreu
7. Preng Miri
8. Gjelosh Miri
@NewsIn.Al

