♥Korçë – Festa e Birrës, një “qytet” brenda kulturës së një qyteti!/ ILIR JANO
Freski, birrra pafund, ushqim tradicional, argëtim…shijshmëri i themi ne korçarët!
Si mundet ti rezistosh kënaqësisë që të afron Korça?!
Pa dyshim që dhe këngëtarët më të mirë kanë zgjedhur Korçën për të performuar live në skenat “e dehura” nga birra që “derdhet” lumë…çdo gjë brenda një normaliteti që Korça ta dhuron me tepricë…
Janë pesë net, që nuk kanë të ngjashme asnjë natë…muzikantë të të gjitha zhanreve, njëri më i pëlqyer se tjetri.
Nga idhulli i emigrantëve dhe rinisë greke Kostandinos Argiros, në idhujt e muzikës tonë si Aurela Gaçe, West Side Family, Anxhela Peristeri, Eugen Bushpepa etj… Është një festë që njerëzit i bashkon birra, muzika argëtimi…kush e shikon ndryshe stonon.

Është një qytet që jeton me nota muzike dhe jo me nota proteste kundër muzikës…nuk ka të papritura…kushdo që është i suksesshëm një ditë, është e sigurtë qe do marrë një ftesë për të marrë pjesë…nëse ka një “të papritur”, kjo do të jetë vetëm një gotë birre e shtuar në menunë e festës.

Të papriturat, në çfarëdo sensi qofshin, skalitin e ngrejnë në mëndjen e zemrën e njeriut, një bibliotekë të tërë me libra të pashkruar, por që të bëjnë të jetosh me to, në ditë e javë, në muaj e vite…ato gjithmonë thyejnë përgjumjen, monotoninë, mërzitjen…është e thjeshtë ta kuptosh, mjaft të duash kënaqësinë të shijosh.
Nacionalizmi, politika, fodullëku, feja, urrejtja, nuk kanë vënd në Korçë!
Ndaj ju fton Korça në festën më të madhe, festën e birrës. Hajdeni të argëtoheni…mikpritje, freski, muzikë, kulturë, në pafundësi do gjeni këtu…
Nuk do të vish? -Ti qofsh…

ILIR JANO-Gusht 2022

