I KAM CA GJËRA
I kam ca gjëra që më kanë mbetur
pa thënë,
I kam ca pengje
që po më mundojnë prej kohësh!
E kam një shkëmb
Që në majë të malit duhet shpënë,
I kam ca mbrëmje
Që ti do të kërkosh t’i shohësh!

E kam një çast
Që largohet nga mua,
E kam një ulërimë
Që s’e kam lëshuar ende!
E kam një vajzë
Që s’i thashë dot “të dua”,
Ma tha ajo
Po unë e di që më gënjente!
I kam ca gjera
Që duhet thënë patjetër
I kam ca njerëz
Që shpesh më zenë rrugën
I kam ca mëkate
Që më ngacmojnë zemrën
Që erdhën tek unë
Por nuk e di ku humbën.

I kam ca gjëra
Që si kam thënë ende,
Është ky shkaku
Që dua edhe ca të rri,
Në botën tonë të vogël
do më pëlente,
Që edhe armiqtë
t’i vrisja me dashuri!
Skender Rusi

