Mikja e diellit!!
Grindem sot me trishtimin tim.
Për atë grua të bukur, që e lashë diku larg.
Me donte me shpirt, e mbeshtillja me sy.
Po kurrë nuk I fala çastin e bardhë.
Se harroj kurr erdhi, atë mbrëmje malli.
E veshur nuse me ndjenja në shpirt.
Me fali zemrën e vitet e jetës,
MI uli në shtrat, si të ishin lendine.
Ajo, nuk ish gruaja e një nate.
As e netëve të ftohta, që I fala une.
Ish mikja e diellit, që shkrinte akullin.
E ngrohtë ditët e mija furtunë.
S’të kam të dashur, I thashë një ditë dimri.
Ajo qeshi, në ngjyrë pranverë.
Të falesh natën, në krahë dashurie,
Ç’do te thotë me pyeti atëherë…
Me erdhi pranë, me puthi në faqe.
Puthme dhe ti, me tha atë ditë.
Mbeshtillte lotin, si unë vështrimin.
Dhe iku, si ikin gjithë dashuritë.
Me donte në vite, me shkruante letra.
Mesazhet e saj, I kam pasuri.
Ca foto të shtrenjta, me vërtiten shpirtit.
Me qeshin në zemër, e më qajnë në sy..
Rakela Zoga
