KreuAktualiteti"I KAM VRARE 300 GJERMANE/ Satirë nga Meti Fidanë

“I KAM VRARE 300 GJERMANE/ Satirë nga Meti Fidanë

“I KAM VRARE 300 GJERMANE”

Tek çezma jonë ., ndënë fshat
Vjen një gjerman, vet’ fillikat.
S’doli kush ti bënte pritë,
Si të vinte, për një vizitë
Arti i luftes, qënka shkencë
Na pushtoi fshatin, pa rezistencë

#
Mbasi fshatin ka pushtuar
Aty tek çezma, lan sy e duar
Pi njëher’ ujë, vetëm nje herë,
Dhe krisi iku, e u bë erë,
Por, për ironi të fatit
Harron helmetën, mbi çezm’ të fshatit

#

Çështje e madhe, bëri bujë
Mbeti fshati, keq pa ujë
Duan uje, po kujt ja mban
Ja ësht’ helmetë, por n’ësht’ gjerman?

#

Frikë, frikë, mos e pyet
Mbushëm brekët, vaj medet
Fshati yne, mbahet per trima
Ku ka trima, ka dhe vrima
Prisnim fshehur pas dritares
Se mos vijnë të Çlirimtares

#

Kur një ditë, Bako Çobani
S’dinte gje, kthehej nga stani,
Sheh mbi cezmë një helmet’ gjermani
…-Eh c’kusickë për fasule
Mall gjermani xhan o lule
Merr kusickën, me ne ish fati
Urra!!!….u çlirua fshati

#

U hap nami per Bako trimin
Trim i madh, solli çlirimin
Çoban trim hero i gjallë
Gjermanise i bëri ballë
Dhe e ngritën në piedestal
I dhan’ gradën gjeneral

#

Gjeneral supe spaleta
Bako kusicka helmeta
Dekoratat numuronte
Sa dhe syve s’u besonte
Thoshte shpesh, o dreq o punë
Të jem unë, të mos jem unë

#

Merr medalje, Bako fatlumi
Nga Partia, nga presidiumi
Nga Mehmeti e nga Xhaçka
Mbushur gjoksin plot kapaçka
Mburrnin Bakon, vend pa vend
Gjer i iken, dy fijet mend
Veç dëgjoje, bre miku im
Kur ngre grushtin, e mban fjalim

#

-Unë,-thotë- se njoh rrezikun
Trup me trup, luft’ me armikun
Nga fitorja në fitore
Ndër beteja madheshtore
Ndër beteja e ndër luftime
Shum’ kam vrare, me doren time
Trup me trup, luft’ në Tiranë
Vrava plot, 300 gjermanë

#

Ky esht Bako kapedani
Bako tenxhere gjermani
Bako kusiçka, gjenerali
I brumosur nga ideali
Për ideal jeta i iku
Mbron atdheun nga armiku
Vigjilent ruante telat
Nga armiqt’ e kriminelat

#

Ka vrar’ anti, Enverista
Kapitalista revizionista
Dhe diversanta, dhe tradhëtarë
Se mban mend, sa shum ka vrarë
Sot dëgjova, për katranin
Paska vrare, dhe Hamit Matjanin
Po kërkon,….dhe Met Fidanin

Meti Fidani

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit