KreuAktualitetiI mbajtën në gji për 32 vjet dhe sot u kujtuan për...

I mbajtën në gji për 32 vjet dhe sot u kujtuan për spiunët e sigurimit…lojëra të fëlliqura për emra të përveçëm!

I mbajtën në gji për 32 vjet dhe sot u kujtuan për spiunët e sigurimit…lojëra të fëlliqura për emra të përveçëm!

Përmendja e emrit të ish-presidentit Ilir Meta se ka qenë spìunë i ish-Sìgurimit të Shtetit, ka rìkthyer edhe njëherë në qendër të dèbatit historinë e règjimit komùnist dhe “krìmeve”, përndjèkjeve dhe vùajtjeve që iu shkaktua qytetarëve shqiptarë asokohe nga institucionet ligjzbatuese e jovetëm.

Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptar, prej 30 vjetësh janë kthÿer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lìdhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spìunë të Sìgurimit famëkèq të Shtetit të dìktaturës komùniste shqiptare.

Çfarë pritën kaq gjatë? I lanë 30 vjet sa u plakën, sa u majmën, sa u tallën me ne dhe sot i kujtojnë…I vodhën, i fshinë dosjet, “pastruan” krimet e tyre me ofiqe pushteti…pse rastësi është që pas 32 vitesh, ne përsëri jemi vendi fundit në Europë?

Nga të dy krahët e politikës, gjatë dèbateve në Parlament janë përmendur lista me pseudonime ish-spìunësh, duke mos lënë jashtë kësaj liste pseudonimesh as krerët e lartë të shtetit e të pushtetit, madje edhe vetë kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit aktual.

Faktikisht, edhe pse në këto 30 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-spìunëve të Sìgurimit të Shtetit, nuk ka àsnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qendrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sìgurimit të shtetit në pozicionin e spìunit.

Në dosjet sekrete të ìsh-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj. Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndìzet lù fta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, ish-ministra, ish-kryeministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë.

Madje edhe ish-kryeministrit Berisha i përmenden shpesh pseudonimet e tij si ish-spìun ish-Sìgurimi “Medìcina” e “Penicilina”. Ndërkohë mësohet se nga 120 mijë dosje bashkëpunëtorësh që ka pasur ish-Sigurimi i Shtetit për 45 vjet, kanë mbetur 12 mijë të tilla, ku 6 mijë prej tyre janë të ruajtura në mikrofilma.

Ja disa prej pseudonimeve që lakohen:

Ndërkohë, gazeta “SOT” po risjell sot për lexuesin listën e pseudonimeve, prej të cilave disa janë zbardhur: Medicina; Penicilina; Qukapiku; Inxhinieri; Çiftelia; Çorapja; Qepa; Kodrina; Dizenjatorja; Financieri; Drita; Stilografi; I Vogli; Korani i Myzeqesë; Alfons Ballshi;

Raketa; Profesori; Shkrimtari; Dragoi; Cigarja; Livadhi; Snajperi; Proletari; Intelektuali; Sqepi; Doku; Bozhuri; Plepi; Parafabrikati; Kitara; Ushtari; Gjeli; Grepi; Shishja e qumështit; Serbi; Çiklisti; Fryma; Vesa e mëngjesit; Greku; Malësori; Tigri; Vinçi; Sapuni;

Diplomati; Poeti; Urithi; Pëllumbi; Stuhia; Iriqi; Komshiu; Komandanti; Vigjilenti; Magazinieri; Nata; Dallga; Kominoshja; Piktori; Xhuxhi; Masoviku; Shkrepësja; Llulla; Fyelli; Arkitekti; Kaçavida; Shkodrani; Kosovari; Agronomi; Zootekniku; Memeci; Doktori; Qershia; Daja; Fryti; Demoni; Bërthama; Bjeshka; Sandalja; Lisi; Fonogrami; Kronometri; Valltarja; Dirigjenti; Pashtriku; Snajperi; Sykuqi; Përparësja; Pela Egër…

Të na falni nëse ja harruam emrin dikujt…

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit