KreuAktualitetiI paparë Nard Ndoka...pyet Ramën, në postimin e tij: "Lulin do e...

I paparë Nard Ndoka…pyet Ramën, në postimin e tij: “Lulin do e marrësh me këndu himnin?”.

A do e ftojë kryeministi Rama, ish kryetarin e opozitës Basha, për të marre pjesë në festë?

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh po ndan në rrjetet sociale emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë në koncertin e paralajmëruar që do të mbahet në sheshin Skënderbej në 28 korrik.

“Bashkë në 28 Korrik, me super koncertin në sheshin Skenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkruan Rama.

Mes komentuesve, ka spikatur komenti që ka lënë në faqen e kryeministrit Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane.

Ai e pyet Ramën me ironi: “Lulin do e marrësh me këndu himnin?”.

I paparë Nard Ndoka…batutat e tij gjithmonë me klas dhe humor!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit