KreuAktualiteti"Poli i tretë"?!...Pas Berishës, Partisë së Lirisë të Metës, edhe Alibeaj mbetet...

“Poli i tretë”?!…Pas Berishës, Partisë së Lirisë të Metës, edhe Alibeaj mbetet zë i fuqishëm në opozitë!

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një kërkesë që  ka depozituar në Kuvend, në emër të Grupit Parlamentar të PD, lidhur me zhvillimin e një debati në seancën e së enjtes, ku pritet të votohen dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në Qeveri.

“”Asnjë deputeti, – thotë neni 46 i Rregullores, “që dëshiron të diskutojë për një cështje të rendit të ditës, nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës. ”

Është e qartë se kreu i qeverisë dhe marionetat me të cilat ai lëviz fijet e pushtetit i tremben debatit, përballjes me faktet dhe të vërtetën.

Është po kaq e qartë se Edi Rama dhe makiazhi i qeverisë së tij nuk bindin më askënd në Shqipëri. Madje as me besnikët e tij. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që në këtë krizë të thellë që ka përfshirë Shqipërinë në vend të përballjes me faktet, me problemet dhe hallet e përditshme, shqiptarëve u ofrohen debate shterpë që i interesojnë vetëm klaneve të etura për pushtet brenda PS-së”, shkruan Alibeaj.

Robert Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit