Një nga problemet që shqetësojnë popujt anë e mbanë botës është menaxhimi i mbetjeve.
Shtete të mëdha siç janë Belgjika, Franca, New York etj, çdo ditë përballen me pamjet katastrofike që shkaktojnë hedhjet e mbeturinave, apo lënja e tyre anës pallateve apo rrugëve.

Ky keqmenaxhim vjen si pasojë e mbipopullimit dhe konsumimit të shumtë në të njëjten kohë.

Çdo ditë flasim për menaxhim të qëndrueshem të mbetjeve, çdo kohë bëhen protesta dhe aktivitete sensibilizuese. Qeveritë europiane dhe ato globale janë përqëndruar në krijimin e politikave për menaxhimin e mbetjeve pasi e shohin një rrezik per njerezimin dhe jo vetem.

Kohët e fundit janë marë disa nisma për krijimin e kontinjerëve nëntokësorë për të eliminuar erën e keqe , minimizimin e sëmundjeve, po ashtu dhe vellimin më të madh për grumbullimin e mbetjeve.

Risia qëndron tek pajisja e qytetarëve me ID të personalizuara me të cilat bëjne të mundur depozitimin e mbetjeve, dhe në llogarinë e tyre përfitojnë pikë të cilat konvertohen në para.

Kjo e shtyn akoma dhe më shumë depozitimin në këto kontiniere dhe jo lënjen e tyre rrugëve të qytetit. Ndarja e mbetjeve sipas karegorive ju jep mundësi dhe kompanive recikluese që ta kenë proçesin sa më të lehtë. Si duket kompanitë recikluese kanë menduar dhe për konsumatorin për ta kompesuar në bazë të mbetjeve që depoziton.

Jemi shumë larg për të folur për Shqipërine, por me shpresë se në një të ardhme do ndikohet nga këto qytete dhe të na servire kete plan menaxhim mbetjesh.
#G.Haxhillari
