Vrisni kriminelët, që ata mos na vrasin jetën! Asnjë mëshirë për ata që firmosin lirimin e tyre!
Çfarë duhet më shumë për të dënuar pa mëshirë monstrat?
Nuk na do Europa dhe Bota po të kemi dënimin me vdekje? Po a ka demokraci më të madhe se ajo amerikane në botë? Pse në shtete të ndryshme të USA dënimi me vdekje është funksional edhe sot? Çfarë mund të bësh me një shtazë të tillë që vret dhe gropos një fëmijë tetë vjeçar? Si mundet ta lësh të jetojë???
Si mundet të paguajë qytetari taksa për të ushqyer vrasësin e fëmijës? A nuk është vrarë sot gjithë shoqëria, drejtësia dhe jeta jonë?
A ka burra dhe gra në parlament që flasin dhe bëjnë ligje në emër të popullit, të kenë guxim e të kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje për këto lloj krimesh?
Çfarë të thuash sot …një fëmijë tretet në dhe, ndërsa një vrasës shkon në dhomën e burgut, duke ” gëzuar” për kushtet e jetesës aty!
Një gjë është e sigurtë…sot të gjithë ne jemi të vrarë!


@NewsIn.Al
