Ilir Binaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
Ilir Binaj eshte emeruar në detyren e drejtorit te Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024:
V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
@NewsIn.Al

