KreuAktualitetiIlir Proda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Ilir Proda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Ilir Proda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Qeveria ka miratuar Ilir Prodën si drejtor i Policisë së Shtetit. Ilir Proda, kandidati i cili u propozua nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, tashmë ka marrë edhe “betimin” e kryeministrit Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas mbledhjes së qeverisë, teksa tha se Poda do të jetë në krye të Policisë dhe se menjëherë do të hapen edhe konkurrimet për drejtuesit e policive në qarqe.

Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit”, tha ministri Hoxha ndër të tjera.
Midis të tjerave, zoti Ilir Proda, në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën Kryekomisar emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.
@NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit