Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPedagogu i Universitetit të Korçës , ish deputeti i P.D Gjergji Papa...

Pedagogu i Universitetit të Korçës , ish deputeti i P.D Gjergji Papa nderohet me çertifikatë dhe emblemë në 65 vjetorin e lindjes dhe daljes në pension.

  1. Pedagogu i Universitetit të Korçës, ish deputeti i P.D Gjergji Papa nderohet me çertifikatë dhe emblemë në 65 vjetorin e lindjes dhe daljes në pension.

Në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua këtë të mërkurë një veprimtari për vlerësimin e prof. as. dr. Gjergji Papa, përgjegjës i departamentit të Agroushqimit me certifikatë mirënjohjeje të shoqëruar me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 65- vjetorit të lindjes dhe të daljes në pension.

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, vlerësoi profesor Gjergji Papën për kontributin e tij si drejtues Departamenti, dhe për frymën e bashkëpunimit si koleg e pedagog.

Ai çmoi vlerat dhe meritat e tij të veçanta si njeri, si specialist bujqësie dhe si mësimdhënës: “Tek Gjergji janë gërshetuar më së miri shumë cilësi e virtyte, që e ngrejnë atë në lartësinë e një njeriu punëtor, të mirë e korrekt, kërkues i komunikueshëm, serioz dhe me kompetencë profesionale.

Në këtë “maratonë” të karrierës së tij 42-vjeçare prof. Gjergji Papa ia doli me sukses të japë kontributin e tij modest dhe të ngrihet në lartësinë e një specialisti profesionist dhe të një lektori shumë të mirë”.

Më pas, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i dorëzoi atij certifikatën e mirënjohjes me këtë motivacion: “Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagog dhe përgjegjës i departamentit të Agroushqimit në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli”.

Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e Universitetit, stafi akademik dhe studentët me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe daljes në pension”.Vlerësime për profesor Gjergjin, si koleg e mik i vyer, përcollën edhe prof. as. dr. Gjergji Mero, prof. as. dr. Nikollaq Roshanji etj.

Prof. as. dr. Gjergji Papa falënderoi Rektorin dhe Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë për këtë vlerësim, njëkohësisht dhe të gjithë kolegët e miqtë me të cilët ka bashkëpunuar për vite me radhë dhe që e nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë të veçantë për të.(Korça report)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments