KreuAktualitetiIlir Jano_"I vrasim përditë, për sa kohë i urojmë së bashku me...

Ilir Jano_”I vrasim përditë, për sa kohë i urojmë së bashku me vrasësit e tyre”!

I vrasim përditë, për sa kohë i urojmë së bashku me vrasësit e tyre!

E patë kriminelin që vrau tre femra pa ju dridhur qerpiku, kur i shoqëruar miqësisht nga dy policë ulej në bangon e të akuzuarve?
Me duart e lidhura para duke deklaruar plot shtazëri se nuk ishte i penduar dhe i vinte keq që nuk realizoi një vrasje tjetër…policë që e shikonin si me frikë…po mo po, si me frikë…jo si p.sh, ata policët me maska dhe plot egërsi që arrestuan doktorin që kishte marrë një ryshfet se shpëtonte jetë…Po gjykatësit!? A e patë të çonin në bangon e të akuzuarit këdo që e kishte lënë të lirë këtë kasap kriminel?
Të vrasësh një grua, ta dhunosh e ta përdhunosh, ti marrësh lirinë, është njësoj sikur vret jetën të gjithëve!
S’ka ikur gjysma e muajit dhe gjaku i femrave s’po pushon…
Dje, një zonjë vritet “pa dashje” në lokal, në punë, duke larë gotat për një pagesë minimale, për bukën e gojës…breshëri automatiku në zemër të Tiranës…bilanci, vetëm një shifër, një lajm:
“Vritet gabimisht një grua dhe plagosen pesë të tjerë”!
Do kapen vrasësit? Kur? Si? Sa?…Sido që të jetë, nëse i arrestoni dhe dënoni, na lajmëroni një ditë para se të lirohen…
Mbase shpëtojmë jetë!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit