Tre shqiptarë dhe një rumun kanë tentuar të hapin zjarr ndaj punonjësve të policisë në Greqi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (13 mars).
Tre shqiptarët dhe rumuni teksa kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kanë hasur efektivët e policisë që u janë afruar dhe në këtë moment, një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka tentuar të qëllojë drejt policëve, por fatmirësisht nuk ka arritur të gjuajë pasi arma i është bllokuar.
Efektivët u janë afruar shqiptarëve dhe rumunit, teksa këta të fundit po qëndronin në trotuarin pranë lokalit, dhe kanë ngjallur dyshime te policët.

