Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeAktualitetiIlir Meta kërkon lirinë/ Ja çfarë pritet të ndodhë pas 1 jave...

Ilir Meta kërkon lirinë/ Ja çfarë pritet të ndodhë pas 1 jave me ish-presidentin

Ilir Meta “troket” sërish në Gjykatën e Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia.

Ish-Presidenti i Republikës ka depozituar një rekurs kundër vendimi të Apelit, që i refuzoi zevendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë.

Rekursi është regjistruar në Gjykatën e Lartë më 8 shtator, ndërsa ende nuk është përzgjedhur relatori i çështjes.

Ish-presidenti qëndron në paraburgim prej tetorit 2024. Prej fundit të majit, Ilir Meta është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion” në tre raste, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, në të njëjtën dosje ku është e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments