Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeAktualitetiProtestuesit bllokojnë kryqëzimin te “Rruga e Elbasanit”, rëndohet trafiku në Tiranë

Protestuesit bllokojnë kryqëzimin te “Rruga e Elbasanit”, rëndohet trafiku në Tiranë

Një grup protestuesish ka përshkallëzuar mbrëmjen e sotme protestën në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pranë “Rrugës së Elbasanit”.

Bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë pjesë të kryeqytetit, ndërsa qytetarët e vendosur në rrugë nuk kanë lejuar vijimin normal të qarkullimit të automjeteve.
Protesta zhvillohet në kuadër të tubimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë, ndërsa një pjesë e tyre kanë zgjedhur bllokimin e akseve rrugore si formë presioni dhe përshkallëzimi të aksionit.
Bllokimi i rrugëve është shndërruar në një nga format e përdorura nga protestuesit gjatë tubimeve të fundit në Tiranë, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në qarkullimin urban.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments