Apeli i Posaçëm la serish në burg ish presidentin Ilir Meta. Edhe këtë herë ai nuk ia doli të rifitojë lirinë, ndërsa avokati i tij Kujtim Cakrani e quajti vendimin e gjyqtares Saida Dollani një noterizim të SPAK.
Pas vendimit, kryetari i Partisë së Lirisë, reagoi në Facebook duke e konsideruar drejtësinë me regji.
Ndërkaq dosja e tij është në pritje të vendimit nëse do të kalojë apo jo në gjykim, vendim qe pritet të merret të shtunën.
Meta akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare.
@NewsIn.Al
