KreuAktualitetiIlir Meta rrëfehet nga burgu: Për 700 mijë eurot e mia u...

Ilir Meta rrëfehet nga burgu: Për 700 mijë eurot e mia u bë nami, kurse tani…

Ilir Meta rrëfehet nga burgu: Për 700 mijë eurot e mia u bë nami…

Ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi “21 Janari”, Ilir Meta ka treguar disa episode që i paraprinë protestës ku humbën jetën katër persona.

Ai thotë se gjithçka nisi pasi i propozoi Dritan Priftit një rrokadë ku ky i fundit të kalonte në Ministrinë e Jashtme dhe vetë Meta të merrte Ministrinë e Ekonomisë.

Prifti, sipas rrëfimit të Metës, e pranoi fillimisht propozimin, por pasdite i tha ta rimendonte dhe se mund t’i nxirrte një përgjim.

Pas këtij mesazhi, sipas Metës, Prifti u shkarkua. Më tej Meta tregon shantazhe të tjera të pretenduara.

“Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë name në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milion euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike e imja). Nëse populli vërtet do ishte revoltuar për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar do kishte dalë që atë natë në rrugë (siç ka ndodhur në Hungari e vende të tjera). Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodh vetëm 10 ditë pas publikimit. Ndërkohë përgatitjen për 21 Janarin kishin nisur muaj më parë”, rrefen Meta

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit