-IMAGJINATË E SHPRISHUR-
Netëve pagjumë sa herë imagjinoja,
Konturet e mia nga ty të vizatuara,
Rrënqethjet e ëmbla me lëvizjet e lapsit,
Askund, veç në mendjen tënde, i dashur…
Me rrahjet zemrës sime i mbusha,
Dritë-hijet mes heshtjeve e fjalëve,
Buzët e mia, t’i ngrinin mbi të tuat,
Jetë të merrnin, përtej bardhë e zive…
Imagjinoja…gjithçka, veç erës që fryu,
Letrës së rrudhur, kaq keq zhubrosur,
Pikës së lotit mbi plumbin e lapsit,
Imazhin tim tashmë krejt të shprishur…
-ARMENIDA-
(Prill 2022)
@NewsIn.Al

