KreuAktualitetiIN MEMORIAM : Në kujtim të poetëve të martirizuar.! 45 vjet më...

IN MEMORIAM : Në kujtim të poetëve të martirizuar.! 45 vjet më parë, më 17 Korrik 1977,diktatura komuniste vrau poetët, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi !

IN MEMORIAM : Në kujtim të poetëve të martirizuar.!
45 vjet më parë, më 17 Korrik 1977,diktatura komuniste vrau poetët, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi !
Nderim dhe përulje për poetët martirë !

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Sot, ora 19.00, në kuadër të javës përkujtimore të 45-vjetorit të ekzekutimit të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, çel një ekspozitë fotografike. Në të do ekspozohen foto nga jeta e dy poetëve, faksimile dokumentesh dhe plumbi i gjetur gjatë procesit të zhvarrosjes së tyre. Gjithë këto vite, kujtimi i tyre ka qenë i gjallë, falë këmbënguljes sistematike të Bedri Blloshmit, i cili ka kontribuar për ekspozitën me foto familjare. Eshtrat e martirëve u gjetën në vitin 1994 falë punës së palodhur të Bedriut dhe prehen në varrezat e qytetit të Librazhdit.

Në foto: Genc Leka dhe nxënësit e tij. Kjo është një nga fotot e ekspozitës e cila do qëndrojë e hapur deri më 16 korrik 2022.Kastriot Dervishi

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit