KreuAktualitetiIOM_ "Shqipëria me normat më të larta të emigrimit në Europë"

IOM_ “Shqipëria me normat më të larta të emigrimit në Europë”

IOM_ “Shqipëria me normat më të larta të emigrimit në Europë”

Shqipëria dhe Moldavia, janë vendet më të goditura në Europë nga niveli i lartë i emigracionit në raport me popullsinë, vuri në dukje Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) në raportin global për vitin 2024.

Kryesisht, për shkak të mungesës së perspektivës së punësimit me paga dinjitoze, shumë njerëz janë larguar nga disa nënrajone të BE, për të punuar në Europën Perëndimore dhe Veriore.

“Vende të tilla si Shqipëria dhe Republika e Moldavisë janë disa nga më të goditurat; rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë, për shembull, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit, duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që vazhdimisht humbasin punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët, ashtu edhe në atë të lartë”, vuri në dukje IOM.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin rendit si arsye normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsionin dhe klientelizmin e konsiderueshëm që kanë ndikuar në vendimet e njerëzve për t’u larguar nga vendi ynë.

IOM, vë në dukje se mijëra të rinj shqiptarë, kanë bërë udhëtime të vështira për të arritur në Europën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku shumë prej tyre rrezikojnë jetën duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla ose me gomone.

Emigracioni në Shqipëri, vijon me ritme të larta në dekadën e tretë të tranzicionit. Ritmet e ikjes u forcuan edhe më tej në dekadën e fundit në vend që të pakësoheshin, duke vënë në vështirësi ekonominë shqiptare dhe perspektivën afatgjatë të vendit.

Të dhënat e fundit të censit të popullsisë që i përkasin 2023 treguan se, popullsia e vendit është pakësuar me 420 mijë persona ndërmjet 2011-2023 si rrjedhojë emigracionit të lartë, pasi shtesa natyrore, pavarësisht se ka pësuar rënie është ende pozitive.

Diaspora shqiptare jashtë vendit, ka arritur në mbi 1.6 milionë persona dhe kjo është sa 66% e popullsisë që jeton në vend./Monitor

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit