KreuAktualitetiPas skandalit me mbetjet toksike, mbyllet Uzina e Çelikut, KURUM lë 500...

Pas skandalit me mbetjet toksike, mbyllet Uzina e Çelikut, KURUM lë 500 punëtorë pa punë

Pas skandalit me mbetjet toksike, mbyllet Uzina e Çelikut, KURUM lë 500 punëtorë pa punë

KURUM do të mbyllë disa reparte të saj dhe për pasojë 500 punonjës kanë mbetur pa punë. Ata janë njoftuar se sektori i përpunimit të çelikut dhe i petëzimit do i nënshtrohet një remonti dhe për pasojë puna do të pezullohet pa afat.

Dyshimet janë se shkarkimet janë tip presioni ndaj qeverisë për skandalin e mbetjeve. Vetë KURUM ka reaguar duke tentuar të justifikohet. “Shoqëria, duke parashikuar një përkeqësim të situatës ekonomike gjatë muajve në vijim, ka vendosur në fillim të muajit gusht, të fillojë negociatat me sindikatën dhe procedurat ligjore për një numër të caktuar punonjësish, duke u ofruar atyre alternativën e largimit nga puna pas 3 muajve kundrejt shlyerjes së të gjitha detyrimeve dhe pagesës se shpërblimit të vjetërsisë në punë sipas ligjit, me opsionin gjithmonë të rikthimit në rastin më të parë të rifillimit të punës në fabrika”, shprehet KURUM.

Vihet në lëvizje Prokuroria

Ndërkohë mësohet Prokuroria e Durrësit zbarkoi të hënën pranë zyrave të kompanisë Kurum në Elbasan dhe sekuestroi dokumentacion që besohet ka lidhje me çështjen e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

E pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli tha: “ne kemi marrë gjithë dokumentacionin që mendojmë se ka lidhje me çështjen”. Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga ‘Basel Action Netëork”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara. BAN ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk’ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton’ dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor’, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën. Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm.  Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit