KreuAktualitetiP.S nuk humbet kohë...Shtatori do të nisë vrullshëm për qeverinë dhe Partinë...

P.S nuk humbet kohë…Shtatori do të nisë vrullshëm për qeverinë dhe Partinë Socialiste.

Shtatori do të nisë vrullshëm për qeverinë dhe Partinë Socialiste.

Gazetarja  Enkelejda Mema mëson se kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i Partisë Socialiste do të mbledhë në 1 shtator në Tiranë gjithë ministrat e qeverisë dhe figurat kryesore të Partisë Socialiste.

Mbledhja e ministrave dhe figurave të larta të partisë është kthyer në traditë në PS në çdo nisje sesioni parlamentar.

Gazetarja Mema ka mësuar se në 1 shtator dy do të jenë pikat e diskutimit, e para një analizë e përgjithshme e punës së bërë nga qeveria dhe çdo ministri deri më sot, dhe objektivat që do të vendosë qeveria deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ndërkohë që në 4 shtator PS do të mbajë një tjetër takim të rëndësishëm, që do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare.

Në këtë takim gazetarja Mema mëson gjithashtu se do të zgjidhet gjithë sekretariati i PS, duke nisur nga zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm.

Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare kryeministri Rama do të shpallë edhe emrat e 12 drejtuesve politikë të qarqeve, e cila do të jetë skuadra me të cilën PS do të synojë mandatin e katërt në qeveri(Sot)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit