HomePolitika(IPSOS)-Sondazhi nxjerr favorite PS, PD në rritje dhe LSI në disfatë të...

(IPSOS)-Sondazhi nxjerr favorite PS, PD në rritje dhe LSI në disfatë të thellë.

IPSOS,  Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik,  një nga kompanitë lider për sondazhe në botë ,  paraqiti dje  në “Open” sondazhin e tretë publik mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Është vlerësuar shumë puna e kryeministrit Rama për procesin e vaksinimit,  ku më shumë se 68% e të anketuarve shprehen të kënaqur për menaxhimin.

Sipas të anketuarve,  (1513 votues)  ,  nga muaji shkurt deri në prill puna e Ramës dhe PS është vlerësuar pozitivisht dhe ka pësuar rritje nga 56 në 64%..

Nga ana tjetër PD me kryetarin Basha ka një rritje nga 30.8 në 35.4%.

Ndërsa për LSI,  kurba e ndryshimit është në rënie ku nga 10.3% të votave që  kishte në sondazhin e janarit,  sot ka shkuar në 5.2%… pra një rënie prej 50% të mbështetësve.

Nëse zgjedhjet do të behesshin këtë të djelë,  sipas IPSOS,  PS do merrte 48.4% të votave,  PD 39.3% dhe LSI 5%…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments