HomePolitikaSpaho, shtëpi më shtëpi në fshatrat e Korçës: Në 25 Prill ndryshimi...

Spaho, shtëpi më shtëpi në fshatrat e Korçës: Në 25 Prill ndryshimi i madh do të vijë nga fshati dhe qyteti

Spaho, shtëpi më shtëpi në fshatrat e Korçës:” Në 25 Prill ndryshimi i madh do të vijë nga fshati dhe qyteti. Programi i PD do të ngrejë ekonominë dhe prodhimet bujqësore do të konkurrojnë në tregjet e rrajonit.

Kordinatori Edmond Spaho takoi shumë familje dhe banorë në shtëpitë e tyre në Alarup, Gollombocë , Lajthizë , Çeravë, Zaroshkë.

Revolta e fshatarëve, prodhues të vegjël bujqësorë, është e madhe, për shkak të mosshitjes se prodhimeve.

Ne nuk arrijmë të shesim as për të siguruar ushqimin normal të një dite, tha ndër të tjera një kryefamiljar në fshatin Zaroshkë. Mjerimi ka vajtur aty ku nuk mban më.

Banorë të tjerë i thanë zotit Spaho se kursimet e jetës dhe emigracionit i kanë hedhur në punimin e tokës, por shteti nuk u siguron asnjë kusht në vaditje, kullim, çmime të favorshme për vegla bujqësore, pesticide, ndërtim tregjesh shitjeje, rrugë apo kushte për një jetë normale në fshat

Banorët informuan zotin Spaho se, u është hequr ndihma ekonomike dhe pagat e pensionet në fshat kanë mbetur në vend numëro prej vitesh, ndërsa çmimet rriten vazhdimisht.

” Faturat e ujit dhe dritave, na vijnë shumë të larta. Karburanti për mekaniken bujqesore nuk na rimbursohet. Paguajmë një më një, taksat lokale por nuk kemi rrugë, ndriçim. Asnjë shërbim nga zyrat e bashkisë” u shprehën ndër të tjera banorët.

Edmond Spaho u njoh në disa familje dhe me shqetësimin për borxhet që ata janë futur për kurimin nga Covid. Asnjë qindarkë rimbursim nga shteti për pensionistët apo familjet në nevojë të fshatit.

Kandidati Spaho tha se në 25 Prill ndryshimi historik i Shqipërisë, nisja e një epoke të re, duhet të vijë nga fshati, ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë dhe siguron 20 përqind të prodhimit të brendshëm

Programi ekonomik i PD me taksën e sheshtë, me një sërë lehtësish fiskale , programe zhvillimi në infrastrukturë dhe subvecionet e mëdha në bujqësi, do ta ringrejnë fshatin dhe bujqësinë shqiptare, do ta bëjnë konkurruese në rajon.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments