HomeKulturë / ArtIrene Papas- Bekim Fehmiu. Dy yjet shqiptarë që pushtuan kinemanë dhe Hollivudin.

Irene Papas- Bekim Fehmiu. Dy yjet shqiptarë që pushtuan kinemanë dhe Hollivudin.

Dy yje shqiptarë që pushtuan kinemanë dhe Hollivudin.
Ata s’jetuan asnjë ditë në Shqipëri por lexoni sa krenarë ishin për origjinën e tyre!

Në vitin 1968, xhirohet filmi ” Aventurat e Uliksit”, Irena Papas (Penelopa) dhe Bekim Fehmiu (Odisea)Uliksi , luajnë rrolet kryesore.


Në kohë pauze, disa gazetarë i kishin parë se si të dy komunikonin në një gjuhë krejtësisht të huaj për ata. Të pushtuar nga kurreshtja, njëri prej tyre i pyet:
-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?
Korçarja Irenë Papas, e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:
-“Është gjuha e nënës”.
-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – gazetari.
-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë zotit qe ne të dy t’i luajmë këto dy rrole sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odisea kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.
-“Por historia thotë se ata ishin grekë”, ia ktheu gazetari i habitur!
-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime nuk është greke”, i ishte përgjigjur Irena.
Rai Uno -1974

#Aventurat e Uliksit

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments