HomeAktualitetiGJUETI ... VOTASH

GJUETI … VOTASH

Gjueti votash,

për pak lavdi,

për të ngritur shtëpi,

rrugë për të ndërtuar,

njerëzit zotëruar.

Dhe njëherë nga e para,

nuk na mjaftoi më e para.

Zërin ta ngremë,

me fitimtarë të rreshtohemi.

“Jepe ketu sot se ndryshe dobësohemi. “

Nën hijen e lisit shi nuk mund të bjerë,

rrufetë janë të rralla e

gjitmonë zënë të tjerë.

 

Kurrizin i kthyem punës,

po i thamë dhe dhunës.

“Ku do gjesh sot ti më mire se unë.

Eja pas meje, si duhet ta thom Unë.”

“Valle do ti, valle do kërcejmë.”

“Ura kërkon ti, ura do ngrejmë.”

Po deshe krahë në punë ,

duar për të të ndihmuar,

  • Prit pak të lutem

në takim jam e mbaroj vonuar.

 

Prill 2019

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments