KreuBotaIsh-Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias është ndarë nga jeta mëngjesin...

Ish-Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 92 vjeçare!.

Ish-Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Shtypi grek raporton se Papulias u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Zoti Karolos Papulias ishte i pari që theu akujt midis Greqisë e Shqipërisë. Nëntori i vitit 1987 do të shënonte një rekord të ri përsa i përket mardhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi. Do të ishte hera e parë që një shtetar i lartë grek të vizitonte Shqipërinë që nga inspektimi i trupave greke në Shqipërinë e Jugut e bërë nga Mbreti Konstantin në vitin 1917 (nëse mund të quhet një vizitë). Asokohe Ministër i Jashtëm I Greqisë.

Karolos Papulias lindi në një fshat të Janinës në 4 Qershor 1929. Ai u zgjodh President i Greqisë në vitin 2004 pas propozimit të Kryeministrit grek në atë kohë Kostas Karamanlis.

Në 3 Shkurt 2010, Papulias u zgjodh përsëri President i Republikës me 266 vota pro. Jeta politike e Karolos Papulias ka nisur që herët, në vitin 1974, kur iu bashkua partisë PASOK dhe vazhdimisht ishte zgjedhur deputet i Janinës.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit