Sa të thjeshtë e ka gjykata për të vendosur…
Ka vetëm të drejtë dhe gënjeshtarë. Mjafton të numërosh dhe verifikosh firmat e votuesve në dy kuvendet respektive dhe gjithshka pastrohet. Verifikoni 4937 votat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që votuan në dt 11, verifikoni dhe 5004 votat e anëtarëve që votuan në datën 18 dhe del shumë shpejt e vërteta.
Flasin për gjykata e bashkim dhe askush nuk merr mundimin të verifikojë se kush mashtron. Kërkojmë zgjedhje të ndershme, i quajmë hajdutë kundërshtarët politikë dhe brenda vetes gëlltitim mashtrimin dhe hipokrizinë që gjithë populli dhe demokratët e dinë.
Si ka mundësi të votojnë 9941 anëtarë të kuvendit, kur numëri i tyre është 7646?
Këtu fillon ribashkimi dhe rithemelimi. Që një demokraci të funksionojë duhet që vetë forca politike të jetë me demokraci brenda vetes.
Pa vënë pikat mbi (i) refreni do përsëritet…

Të dy drejtuesit duhet të kërkojnë verifikimin e votave në kuvendet përkatëse!
@NewsIn.Al

