KreuAktualitetiItali: “Nga 15 korriku vjen një valë e re e nxehtë më...

Itali: “Nga 15 korriku vjen një valë e re e nxehtë më intensive”, thonë meteorologët

Nga 15 korriku, Italia do të goditet nga një valë e re e të nxehtit edhe më e fortë , sipas parashikimeve meteorologjike të publikuara në gazetën Corriere della Sera.

Dita më e nxehtë pritet të jetë 20 korriku, ku temperaturat do të arrijnë në 40 gradë në Romë dhe Firence dhe mundësisht në 42 gradë në Sardenjë, Siçili dhe Pulia, në zonën e Barit.

Në të njëjtën kohë, parashikohet që gushti i këtij viti të jetë shumë më i ngrohtë me temperatura mesatare mbi ato që jemi mësuar. “Vala e të nxehtit, Charon, do të zgjasë shumë më gjatë nga sa mendonim, me karakteristika jashtëzakonisht “agresive”, tha për Corriere Antonio Sano, drejtor i faqes së parashikimit të motit Meteo.it.

Sipas Sanos, në lartësinë 1500 metra, temperatura do të arrijë në 25 gradë. Një rekord i ri, aq edhe alarmant.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit