Ja kjo është opozitë…
PD e Korçës: Aman,hiqni 10 mijë lekshin e biletës së Bregoviç


PD e Korçës ka dalë pasdite me njē deklaratë për Festēn e Birrës,ku argumentat e cekët përjashtonin njëri-tjetrin.
Teksa koncerti i këngëtarit boshnjak Bregoviç trazoi mendjet dhe gjakrat këtej dhe andej kufirit,PD e Korçës nuk i shkon fare asaj ane.
Opozita lokale në Korçë çuditërisht nuk mban asnjë qëndrim për praninë e Bregoviç në festë,por i qan hallin 10 mijë lekshit që duhet të paguajnë ata që do shkojnë në koncert edhe pse koncerti është çështje qejfi.
Pasi e vlerësojnë Festën e Birrës si eventi që bashkon shqiptarët,hidhen në sulm ndaj Niko Peleshit,duke harruar që Festa e Birrës në Korçë mban firmën dhe mendjen e tij dhe është festa që i sjell Korçës 100 mijë turistë.
Pasi e hallakatin mendimin nga genocidi serb tek 10 mijë lekshi i biletës,i japin edhe dorën e fundit turbullimit mental,duke kërkuar dorëheqjen e nr 2 të bashkisë Benila Tërovës për një deklaratë të papêrshtatshme që thuhet ka bêrë për heroizmin e popullit tonë në fb.
Deklarata,e cila i ngjan më tepër një dyqani të artikujve të përzier,ku gjeje edhe çizme llastiku edhe makarona,mbyllet me vlerësimin e trimave të fb,që të bëjnë namin për një 10 mijë leksh… që me siguri do të hiqet, si për t”ju thënë “kundërshtarëve” , që ne ju dëgjojmë llafin.
#NewsIn. Al

